Hazard: S’largohem, dua të tregoj se jam i lindur për Realin, klubin e ëndrrave - Gazeta Express
string(75) "hazard-slargohem-dua-te-tregoj-se-jam-i-lindur-per-realin-klubin-e-endrrave"

Hazard: S’largohem, dua të tregoj se jam i lindur për Realin, klubin e ëndrrave

Instant

Gazeta Express

12/06/2021 15:00

Dy sezonet e para me Real Madrid nuk kanë qenë aspak pozitive për Eden Hazard.

30-vjeçari, që kushtoi 100 milionë euro, ka vuajtur nga dëmtimet e shpeshta, duke mos treguar aspak formën e mirë që tregoi për shumë vite te Chelsea.

Tifozët janë lodhur dhe kanë shtuar dozën e kritikave për belgun, kulmi ishte veprimi që bëri në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Hazard thotë se as nuk e ka menduar largimin nga Reali.

“Nuk do të largohem nga Real Madrid. Për asnjë sekondë nuk më ka shkuar në mendje se largimi do të ishte diçka e mirë. Unë nuk mund të iki si një dështim. Do të qëndroj për t’u treguar të gjithëve që jam një lojtar për Real Madrid”, deklaron 30-vjeçari për AS.

Hazard ka bërë 43 paraqitje për dy sezone me Reali, ka shënuar 5 gola.

Ai ka fituar edhe dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe La Ligën. /Gazeta Express/