Haxhiu: Albini ka afinitete mashtrimi, i pata thënë Dardanit që të mos largoheshin nga VV'ja - Gazeta Express
string(90) "haxhiu-albini-ka-afinitete-mashtrimi-i-pata-thene-dardanit-qe-te-mos-largoheshin-nga-vvja1"

Haxhiu: Albini ka afinitete mashtrimi, i pata thënë Dardanit që të mos largoheshin nga VV’ja

Gazeta Express

17/02/2020 21:31

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka pasur dorë në ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritet ka qenë VV’ja”, ka thënë Haxhiu.

Lexo Edhe:

“Po të dështonte edhe VV’ja, sikur ORA, atëherë do të kishim vetëm fytyra të vjetra politike të LDK’së dhe PDK’së për një dhjetë vjeçar tjetër”

Tutje ai tregon takimet e tij me eksponentë të atëhershëm të VV’së.

“Dardani, Visari dhe Glauku vinin në emision tek unë dhe kishim biseda të zakonshme. Unë kam thënë që me Albinin nuk i fitoni zgjedhjet, por që të largoheni asesi”

“Në takimin e fundit kur më ka pyetur Dardani që a të ndahemi nga VV’ja, u kam thënë mos gaboni të e bëni, luftoni nga brenda sepse ky është gabimi më i madh që mund të bëni. U kam thënë që nëse nuk jeni bashkë atëherë nuk do të fitoni asnjëherë, gjë për të cilën u gabova”, tregon ai.

 “Albini ka afinitete mashtrimi, që është natyrë e tij. Ai ka një pabesi tjetër. Flet dicka por nuk e bën. Këtë e bën se e ka në karakter”, shtoi ai. /Express/