Haxhi Krasniqi zbulon se nuk flet me Luan Krasniqin: I pata kërkuar ndihmë, nuk pati kohë të merret me mua - Gazeta Express
string(104) "haxhi-krasniqi-zbulon-se-nuk-flet-me-luan-krasniqin-i-pata-kerkuar-ndihme-nuk-pati-kohe-te-merret-me-mua"

Haxhi Krasniqi zbulon se nuk flet me Luan Krasniqin: I pata kërkuar ndihmë, nuk pati kohë të merret me mua

Gazeta Express

16/10/2020 7:43

Bokseri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë.

Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë.

Lexo Edhe:

Në “Klan Kosova”, Krasniqi është rrëfyer për shumë gjëra nga karriera e tij si dhe për të ardhmen.

Mes të tjerash, ai ka folur edhe për legjendën e boksit, Luan Krasniqin dhe raportet që ka me të.“Luani si për të tjerët, edhe nga unë gëzon respekt dhe e kam pasur inspirim”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Zeri.info”.“

Me Luanin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo bashkëpunim. Pak i kam kërkuar ndihmë në fillim, por e kam parë që ai ishte tejet i zënë”, potencoi ai.

“Suksesi im vjen vetëm falë punës sime, nga vetvetja”, përfundoi Krasniqi.