Haxhi Krasniqi konfirmon datën dhe vendin për meçin e radhës - Gazeta Express
string(60) "haxhi-krasniqi-konfirmon-daten-dhe-vendin-per-mecin-e-radhes"

Haxhi Krasniqi konfirmon datën dhe vendin për meçin e radhës

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 20:31

Haxhi “Robin” Krasniqi njoftuar se do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, boksieri nga Juniku bëri të ditur se meçin e ardhshëm do ta zhvillojë në Augsburg të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u shpreh se “mezi po pret të boksoj në pragun e shtëpisë së tij”, duke llogaritur edhe në mbështetjen e tifozëve.

36-vjeçari gjithashtu njoftoi se kundërshtari i tij do të mësohet së shpejti.

Kujtojmë se Krasniqi meçin e fundit e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kishte triumfuar ndaj Nadjib Mohammedi, në një meç që ishte shoqëruar me polemika të shumta.

/Gazeta Express/