Haradinaj takon Andrews, flasin për partneritetin Kosovë - SHBA - Gazeta Express
string(60) "haradinaj-takon-andrews-flasin-per-partneritetin-kosove-shba"

Haradinaj takon Andrews, flasin për partneritetin Kosovë – SHBA

Gazeta Express

23/01/2020 11:01

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bën të ditur se priti sot në takim zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit, Jorgan K. Andrews, me të cilin bëhet e ditur se biseduan për partneritetin e Kosovës me ShBA-në, në luftën kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë”.

Lexo Edhe:

“E falënderova z. Andrews për ndihmën e pakursyer që ShBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në forcimin e institucioneve të vendit dhe kërkova nga ai që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta”.

“Kosova ka arritur të ndërtojë institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me ShBA-të dhe sot jemi të gatshëm të qëndrojmë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.