Haradinaj: Edi Rama nuk po m’i kthen fjalët as në Whatsapp - Gazeta Express
string(56) "haradinaj-edi-rama-nuk-po-mi-kthen-fjalet-as-ne-whatsapp"

Gazeta Express

06/12/2019 9:39

Haradinaj: Edi Rama nuk po m’i kthen fjalët as në Whatsapp

Gazeta Express

06/12/2019 9:39

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga tërmeti, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjellë grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu, Haradinaj ka rrëfyer se kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për t’u lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situate me të”, u shpreh Haradinaj.

Lexo Edhe:

Haradinaj tha se ka një periudhë të gjatë se nuk ka kontaktuar me Edi Ramën përmes telefonit, e thekson faktin kur i ka dërguar mesazhe në rrjetin social Whatsapp, por ai ndonjëherë ia kthyer e ndonjëherë jo.

“Nuk e di për tjerë, por unë e kam një periudhë të gjatë kohore që ka qenë çdo herë vështirë me komuniku, me i shkru në Whatsapp ose diçka në të kaluarën ka ndodhë me ta kthy ndonjëherë jo, varësisht prej rrethanave”, tha Haradinaj.