Hamza në Meje, PDK kujton gjenocidin serb ndaj shqiptarëve - Gazeta Express
string(57) "hamza-ne-meje-pdk-kujton-gjenocidin-serb-ndaj-shqiptareve"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2024 17:36

Hamza në Meje, PDK kujton gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Lajme

Gazeta Express

27/04/2024 17:36

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të Gjakovës në përvjetorin e 25-të të gjenocidit serb që u krye mbi qindra shqiptarë të kësaj ane.

“Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar. Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook.

Lexo Edhe:

“Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës”, thuhet në këtë postim.

Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

“Kosova nuk do të harrojë asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!”, ka njoftuar PDK.