Hailey Bieber refuzon fotot nudo shkaku i fesë – bikinet s’i ka problem - Gazeta Express
string(68) "hailey-bieber-refuzon-fotot-nudo-shkaku-i-fese-bikinet-si-ka-problem"

Hailey Bieber refuzon fotot nudo shkaku i fesë – bikinet s’i ka problem

Yjet

Gazeta Express

03/06/2021 20:07

Hailey Bieber ka thënë se ajo kurrë nuk do të bëjë fotosesion nudo për shkak të religjionit por është ndihet mirë kur modelon në bikine – por edhe kjo nuk mjafton pasi që në internet ajo është akuzuar se të zhvishet në bikine nuk e bën atë “të krishtere”

Hailey Bieber kurrë nuk do të bëjë fotosesion nudo.

Lexo Edhe:

Modelja 24 vjeçare e ka bërë këtë publike në një bisedë me aktoren Yvone Orji derisa ato kanë diskutuar për krishtenizim dhe kufizimet që kanë ato në lidhje me tregimin e trupit – tërësisht e zhveshur.

“Ju jeni aktore. Ju jeni në këtë emision ku krijohen skena seksi dhe mallkime dhe gjëra të tilla që shumica e njerëzve që janë të krishterë do të thoshin, ‘Oh, mirë ju nuk jeni e vërtetë se jeni e krishterë, për shkak të skenave seksi dhe gjërave të tjera”, ka filluar bisedën e saj Hailey në kanalin e Youtube “A Conversation With” që prodhohet nga OBB Pictures, transmeton GazetaExpress.  

“E njëjta është edhe puna e ime, unë duhet të jem më e dobët apo të fotografohem në bikine apo në të brendshme. Njerëzit do të thonë ‘Mirë ky nuk është një prezantim i mirë për shkak se ju nuk jeni modeste dhe ju nuk jeni në këtë pjesë”, ka shtuar modelja e Vogue.

Yvonne në anën tjetër ka thënë se ajo kurrë nuk do ta tregonte tërë gjoksin në kamerë dhe Hailey ka të njëjtat kritere.

Modelja është martuar me pop yllin Justin Bieber më 2018. /GazetaExpress/