Haaland e De Bruyne bëjnë humor në rrjete sociale: E kam ëndërruar këtë natë - Gazeta Express
string(75) "haaland-e-de-bruyne-bejne-humor-ne-rrjete-sociale-e-kam-enderruar-kete-nate"

Haaland e De Bruyne bëjnë humor në rrjete sociale: E kam ëndërruar këtë natë

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 19:19

Dyshja tashmë kanë filluar t’i akordojnë notat e tyre për kampionët e Premier Ligës si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Erling Haaland ka bërë humor që ai “është duke ëndërruar çdo natë” për koordinimin më të mahnitshmin De Bruyne, teksa dyshja e Manchester City ka bërë komente të ndryshme në Instagram. Sulmuesi norvegjez besohet se do të shënojë shumë gola në Etihad Stadium pas kalimit të tij për 51 milionë funte nga Borussia Dortmund.

Lexo Edhe:

Haaland pati një fillim të mirë qysh në ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër West Hamit, duke e falënderuar paksa edhe De Bruyne, ku çifti kanë filluar të kenë marrëdhënie të mirë edhe në fushë e jo vetëm jashtë saj.

Haaland postoi një fotografi për ndjekësit e tij në Instagram të martën, e ku ai ishte i ulur në një restorant derisa shfletonte më vëmendje menynë.

“Duke e porositur tërë menynë”, shkroi ai poshtë fotografisë.

De Bruyne komentoi poshtë postimit duke bërë humor: A dëshironi t’ua mbajë menynë dhe t’ju asistoj?”.

“Po, ëndërroj për këtë gjë çdo natë. Nuk e di pse”, i kundërpërgjigjet me humor Haaland.

Haaland dhe De Bruyne kanë treguar shenja të hershme të partneritetit në fushë edhe gjatë ndeshjes së Community Shield ku i mposhti Liverpool, por në ndeshjen kundër West Ham dyshja ishte shumë më e mirë. /GazetaExpress/