Haaland befason me parashikimin e tij për ndeshjen me Francën - Gazeta Express
string(61) "haaland-befason-me-parashikimin-e-tij-per-ndeshjen-me-francen"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2026 13:59

Haaland befason me parashikimin e tij për ndeshjen me Francën

Futboll

Gazeta Express

23/06/2026 13:59

Erling Haaland ka befasuar gazetaren e Fox Sports pas fitores së Norvegjisë 3-2 ndaj Senegalit, kur u pyet për ndeshjen e radhës kundër Francës në Kupën e Botës.

Norvegjia siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të Grupit I. Haaland shkëlqeu me dy gola ndaj Senegalit, ndërsa skuadra e Ståle Solbakken tani renditet e dyta pas Francës.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Manchester Cityt u pyet për përballjen me “Les Bleus”, e cila do të luhet më 26 qershor.

“Nuk po më intereson shumë ajo ndeshje tani. Ne jemi kualifikuar. Jemi kualifikuar”, tha Haaland. “Ata ndoshta do të fitojnë kundër nesh dhe ndoshta do ta fitojnë gjithë turneun.”

Erling Haaland: “I couldn’t care too much about playing [France]. … They’re probably going to win against us, they’re probably going to win the whole tournament.”
by u/AlchemistTheAlchemy in soccer

Deklarata e tij e la të habitur gazetaren e Fox Sports, e cila reagoi duke thënë: “Uau, kjo është një deklaratë e fortë”.

Haaland ka nisur në mënyrë fantastike Botërorin. Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve me pesë gola në dy ndeshje, ndërsa Haaland dhe Kylian Mbappe janë pas tij me nga katër gola.

“Po e shijoj shumë këtë turne. Kam shijuar gjithmonë të luaj për Norvegjinë që nga debutimi im në vitin 2019”, tha Haaland.

Norvegjia feston me “Viking Row”

Pas fitores ndaj Senegalit, Haaland dhe shokët e tij të skuadrës realizuan festimin viral “Viking Row”.

Të gjithë anëtarët e delegacionit norvegjez, përfshirë trajnerin Solbakken, u ulën në fushën e MetLife Stadium dhe imituan lëvizjet e një varke vikinge.

Kapiteni Martin Ødegaard mbajti një çekiç simbolik dhe goditi “daullen” dy herë, ndërsa lojtarët dhe tifozët nisën të “lundronin” në sinkron me ritmin. Festimi kujtoi “Viking Clap” të famshëm të Islandës në Euro 2016. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement