Guvernatori i BQK'së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA - Gazeta Express
string(129) "guvernatori-i-bqkse-takohet-me-zyrtare-te-bankes-boterore-flasin-rreth-pergatitjeve-per-aplikimin-e-bqk-se-per-anetaresim-ne-sepa"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:09

Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:09

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë të Bankës Botërore, si dhe ka marrë pjesë në diskutimet në panelin për Pagesat Ndërkufitare.

njoftimin e BQK’së thuhet se në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së dhe BQK-së për Modernizimin e Sistemeve të Pagesave dhe Remitancave.

Lexo Edhe:

“Diskutimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-Sistemit”, thuhet në njoftim.

Gjatë diskutimit, Ismaili ka folur për përkushtimin e Kosovës për arritjen e objektivit të G20-së për uljen e kostove të dërgimit të remitancave.

“Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive. Zhvillimet e infrastrukturës teknike, duke përfshirë zgjidhjet e shpejta të pagesave, premtojnë rritjen e përfshirjes financiare, efikasitetin e pagesave, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin rajonal. Në përfundim të diskutimeve, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës dhe angazhimin e saj proaktiv në nxitjen e pagesave efikase ndërkufitare, duke marrë parasysh rëndësinë dhe përfitimet për të gjithë ekonominë nga integrimi me sistemet e pagesave të BE”, thuhet në njoftim.