Guinness tregon personin më të vjetër në botë - Gazeta Express
string(45) "guinness-tregon-personin-me-te-vjeter-ne-bote"

Fun

Gazeta Express

11/03/2024 21:31

Guinness tregon personin më të vjetër në botë

Fun

Gazeta Express

11/03/2024 21:31

Maria Morera, e cila ka lindur më 4 mars 1907, është shpallur personi më i vjetër në botë në Librin e Rekordeve Guinness, pas vdekjes së murgeshës franceze Andre në moshën 118 vjeçare!

Morera i kaloi 22 vitet e fundit në një shtëpi pleqsh në Katalonjë, e lindur gati 116 vjet më parë në San Francisko dhe dy vjet para se të fillonte ndërtimi i Titanikut, shkruan pink.rs.

Lexo Edhe:

Morera jetoi Luftën e Parë Botërore, Luftën Civile Spanjolle dhe Luftën e Dytë Botërore në Barcelonë, si dhe pandeminë e gripit spanjoll, dhe ajo konsiderohet personi më i vjetër që u shërua nga Covid, të cilin e kontraktoi në maj. 2020. Ka tre fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër.

View this post on Instagram

A post shared by Guinness World Records (@guinnessworldrecords)

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, njeriu më jetëgjatë deri më tani është francezja Jean Louise Calman, e cila ka lindur më 21 shkurt 1875 dhe ka jetuar 122 vjet e 164 ditë.