Guardiola drejt largimit nga Man City, Barcelona ia hap derën e rikthimit - Gazeta Express
string(72) "guardiola-drejt-largimit-nga-man-city-barcelona-ia-hap-deren-e-rikthimit"

Guardiola drejt largimit nga Man City, Barcelona ia hap derën e rikthimit

Gazeta Express

15/12/2019 9:42

Barcelona ia ka hapur derën Pep Guardiolës për t’u rikthyer në Camp Nou për ta marrë drejtimin e skuadrës, nëse spanjolli vendos të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se Guardiola do ta aktivizojë një klauzolë në kontratën e tij me City, që mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, e cila ia mundëson largimin nga Etihad nw fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Guardiola dhe City po kalojnë nëpër vështirësi këtë sezon dhe duket se spanjollit i janë harxhuar idetë sesi ta ndalë liderin e Premierligës, Liverpoolin.

Njeriu i cili ka fituar tituj në Spanjë, Gjermani dhe Angli është duke i menduar opsionet, ndërkohë që bashkëshortja e tij Cristina u rikthye në Barcelonë me njërin prej tre fëmijëve të tyre verën e kaluar.

Zonjusha Guardiola e ka një kompani të suksesshme mode në Katalonjë dhe e kishte të vështirë ta udhëhiqte atë nga Mançesteri, ku jetonte me Pepin dhe fëmijët prej tre vjetësh.

Kjo është vetëm njëra prej arsyeve pse Guardiola mund të rikthehet në Katalonjë dhe të emërohet përsëri trajner i Barcelonës, sipas mediave angleze.

Edhe pse skuadra e Ernesto Valverdes është në krye të La Ligës me pikë të barabarta me rivalin, Real Madrid, katalonasit vuajnë për suksesin që e kishin me Guardiolën.

Barça s’e ka fituar Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015 dhe do ta mirëpriste Guardiolën me të dy duart, nëse ai përfundimisht vendos të largohet nga City. /Gazeta Express/