Gruaja nga Fushë Kosova e rreh burrin me kabllo, ai përfundon në spital - Gazeta Express
string(70) "gruaja-nga-fushe-kosova-e-rreh-burrin-me-kabllo-ai-perfundon-ne-spital"

Gruaja nga Fushë Kosova e rreh burrin me kabllo, ai përfundon në spital

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 9:31

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës, raporton gazeta Express.

Në policinë e Kosovës një person ka lajmëruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshorten e tij, ajo e ka sulmuar atë duke e goditur me një kabllo.

Lexo Edhe:

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa, sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

*Foto ilustruese