Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi - Gazeta Express
string(79) "gruaja-e-lajmeron-per-dhune-ne-familje-policia-i-gjen-arme-e-municion-ne-shtepi"

Gazeta Express

27/09/2020 10:30

Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi

Gazeta Express

27/09/2020 10:30

Një grua nga Peja ka njoftuar policinë për dhunë në familje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Në njoftimin e Policisë së Pejës, bëhet e ditur se i dyshuari L.M është arrestuar.

Lexo Edhe:

“Njësiti Policor pranë Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar”, njofton policia.

Te të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar:  një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator,   një (1) Armë artizanale, një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator, një Pistoletë Colt, me një karikator, dy karikator AK-47, një vazhdues tromblonik, municion kalibrave ndryshëm”, njofton policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor./Express/