Gratë në politikë dhe në listat e partive – debati në T7 - Gazeta Express
string(59) "grate-ne-politike-dhe-ne-listat-e-partive-dhe-debati-ne-t71"

Gratë në politikë dhe në listat e partive – debati në T7

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:41

Në emisionin “Kosova Voton” në T7 po diskutohet për gratë në politikë dhe listat zgjedhore të partive.

Përfaqësuese të partive politike thonë se duhet punuar ende që gruaja të ketë vendin e merituar në shoqëri.

Lexo Edhe:

Teuta Haxhiu e AAK’së mendon se ende nuk është dëgjuar sa duhet zëri i gruas në vendin tonë.

“Unë them se numri i grave në politikë nuk është i madh dhe neve na duhen minimumi 50 për qind gra në politikë. Vetëm atëherë konsideroj se është numri i barabartë. Ky është synimi i secilës grua po mendoj dhe i vetë shoqërisë”, theksoi Haxhiu.

Konsideroj se gruaja në politikë kudoqoftë në nivelin lokal dhe qendror ka dhënë kontributin e vetë. Ka qenë një zë por jo aq sa duhet”, shtoi Haxhiu në T7.

Nga ana tjetër Blerta Deliu-Kodra thotë se gjendja vazhdon të jetë ende e brishtë.

“Parlamenti ka pasur vitet e fundit gra të zëshme ndonëse në numër të vogël. Ka pasur gra të cilat vërtetë kanë përfaqësuar jo vetëm zërin e grave por kanë përfaqësuar zërin e tyre të fuqishëm në adresimin e sfidave që nuk kanë qenë vetëm çështje të grave”, thotë Deliu-Kodra e PDK’së.

“Kemi pasur në të gjitha taborët politike gra që e kanë bërë diferencën, që nuk iu ka munguar guximi politik për të trajtuar çështje, madje nuk iu ka munguar guximi për tu sfiduar në gara të rëndësishme”, shtoi ajo.

Anxhelina Krasniqi nga Alternativa thotë se në politikë vendimmarrja është e kënaqshme por jo e mjaftueshme.

“Nuk është mjaftueshëm. Ka edhe shumë për tu bërë”, tha ajo.

Ngjashëm mendon Ardita Dushi e LDK’së.

“Gratë në përgjithësi në politikë por edhe në Kosovë janë vlerë e shtuar për zhvillim shoqëror të vendit. Gjendja në terren nuk pajtohem se është e mirë. Duhet punuar më shumë. Duhet ne vetë të krijojmë hapësirë, sepse në një shoqëri patriarkale ne jemi këtu, është luks me kërkuar me të lënë vend. Konsideroj se ende jemi shoqëri patriarkale dhe duhet luftuar për vend”, tha

“30 për qindëshi është pak, duhet të luftojmë për 50 për qindëshin. Ne jemi të barabarta me gjininë mashkullore, pse të mos jemi të barabartë”, shtoi ajo.

Për sfidat e grave në skenën politike në vend ka folur edhe anëtarja e Nismës.

“Ne atakohemi me terminologji të ndryshme. Ajo që dëgjohet më shumë është kuota, gruaja është vlerë, barazi gjinore….në fakt të gjitha janë. Por unë do të bëjë edhe një ndarje. Shoqëria në Kosovë i bën edhe partitë politike dhe ato kanë mundësinë që të tregojnë zgjuarsinë dhe mundësinë që t’i japin gruas në të gjitha nivelet e shoqërisë. Gruaja është punëtore dhe personalisht i besoj”, thotë Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate”.