Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.
Xhudisti kosovar u ndal vetëm në finale nga xhudisti nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov, shkruan Gazeta Express.
Ai mori tri penalizime që ia pamundësuan medaljen e artë.
Paraprakisht, Distria Krasniqi e fitoi të bronztën, kurse për vendin e tretë do të luftojë edhe motra e Akilit, Nora Gjakova.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...