Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, tha për Gazetën Express se sot reth orës 19:35, përmes linjës telefonike policia ka pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.
Krasniqi tha se lidhur me rastin “Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit”.
“Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Krasniqi.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...