Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë - Gazeta Express
string(56) "grabitje-me-arme-ne-nje-pompe-te-derivateve-ne-prishtine"

Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë

Gazeta Express

23/11/2020 7:12

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të dielës në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Tre persona, njëri prej tyre i armatosur pasi kanë kryer grabitjen janë larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar  Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Më datë 22.11.2020 rreth orës 22:15 Policia ka pranuar një informatë se në një pompë të derivateve, tre persona, njëri prej tyre i armatosur, dyshohet se kanë kryer një grabitje, dhe në këmbë janë larguar nga aty”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Express do të ju mbajë të informuar..