Gjuajtje me armë në Bërnicë, T7 raporton nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(60) "gjuajtje-me-arme-ne-bernice-t7-raporton-nga-vendi-i-ngjarjes"

Gjuajtje me armë në Bërnicë, T7 raporton nga vendi i ngjarjes

Gazeta Express

04/10/2020 20:09

Disa fëmijë ishin mbledhur në këtë vend të shtunën mbrëma që të luanin e rrinin me njërin-tjetrin. Por, ndeja e tyre në oborrin e shkollës së fshatit Bërnicë e Poshtme, nuk zgjati shumë.

Në drejtim të tyre, u nisën dy persona, e porsa mbërritën afër fëmijëve, njëri prej tyre nxori revolen dhe gjuajti në drejtim të tokës.

Lexo Edhe:

Brenda pak sekondash, ata u larguan nga aty, por që gjërat personale nuk arritën t’i merrnin.

E në vend të ngjarjes mbeti edhe një gëzhojë që më pas do të merrej nga Policia e Kosovës.

Ky rast sipas Policisë dhe dëshmitarëve që janë marrë në pyetje dyshohet se ndodhi se pasojë e një konflikti mes dy personave.

Fqinjët këtu pari, thanë që nuk kanë dëgjuar asgjë pasi që rasti kishte ndodhur shumë shpejtë.

Për këtë rast kanë reaguar edhe Lista Serbe në Kosovë, ku kanë kërkuar edhe një reagim nga bashkësia ndërkombëtarë, pasi sipas tyre ishte një sulm me motive etnike.

Në një vijë me Listën Serbe, janë edhe mediat serbe, të cilat reaguan menjëherë pas rastit, duke mos e pritur asnjë reagim apo hetim më të detajuar nga Policia e Kosovës.