Gjuajti me armë, 19-vjeçari nga Podujeva shoqërohet në polici - Gazeta Express
string(60) "gjuajti-me-arme-19-vjecari-nga-podujeva-shoqerohet-ne-polici"

Gjuajti me armë, 19-vjeçari nga Podujeva shoqërohet në polici

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 16:43

Një 19-vjeçar nga Podujeva është shoqëruar për në Polici, meqenëse kishte gjuajtur me armë në fshatin Sfeqël, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ahmeti ka bërë me dije se në shtëpinë e tij është sekusestruar një armë me gas e tipit Zoraki,

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për një rast gjuajtje me armë që ka ndodhë me datën 04.04.2021 në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Personit të dyshuar: R.T, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një armë me gas të tipit Zoraki”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express