Gjinekologët e QKUK-së sefte sivjet kryejnë histerektomi me laparaskopi - Gazeta Express
string(78) "gjinekologet-e-qkuk-se-sefte-kryejne-histerektomi-me-laparaskopi-ne-vitin-2019"

Gjinekologët e QKUK-së sefte sivjet kryejnë histerektomi me laparaskopi

Gazeta Express

11/12/2019 15:30

Gjinekologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kryer një histerektomi me laparaskopi në vitin 2019. Kjo procedurë në vendet tjera të botës është kryer para më shumë se 30 vjetëve

Për këtë arritje të gjinekologëve ka njoftuar zyrtarisht Qendra Klinike Universitare me një postim në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë me metoda minimale invazive është bërë largimi i mitrës së bashku me vezore, me metoda moderne laparaskopike. Pas operacionit, pacientja ka qëndruar vetëm dy orë në dhomën e kujdesit intensiv, derisa pritet që të lirohet për në shtëpi brenda dy ditësh”, thuhet në njoftim.

QKUK thotë se blerja e laparaskopit ka shërbyer për intervenim në disa raste të ndërlikuara, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më të sigurt punën e mjekëve.

Por laparaskopia për heqjen e mitrës është përdorur për herë të parë në botë para më shumë se 30 vjetëve. Histerektomia, e njohur ndryshe si heqja e mitrës e cila në disa raste shoqërohet edhe me heqjen e vezoreve, për herë të parë është kryer në vitin 1988 në SHBA dhe dy vite me vonë në Evropë, konkretisht në Zvicër.