Gjendja e të plagosurve nga polici dje në Dragash, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(68) "gjendja-e-te-plagosurve-nga-polici-dje-ne-dragash-policia-jep-detaje"

Gjendja e të plagosurve nga polici dje në Dragash, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:25

Një zyrtar policor ka plagosur dje dy qytetarë në Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre.  Nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Lexo Edhe:

Të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, raporton Gazeta Express.

“Dragash, 04.03.2021 – 16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike,  zyrtari policor ka përdorur armën me ç’rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.