Gjen 1 mijë e 450 euro dhe një çelës veture në Prishtinë, kërkon pronarin për t’ia kthyer ato - Gazeta Express
string(91) "gjen-1-mije-e-450-euro-dhe-nje-celes-veture-ne-prishtine-kerkon-pronarin-per-tia-kthyer-ato"

Gjen 1 mijë e 450 euro dhe një çelës veture në Prishtinë, kërkon pronarin për t’ia kthyer ato

Gazeta Express

25/05/2020 7:27

Rrallë herë ka raste kur dikush gjen para dhe kërkon t’ia kthejë pronarit.

Por kështu ka vepruar një djalë i ri. Granit Bajra përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se të dielën gjeti 1 mijë e 450 euro dhe një çelës të veturës, tipi Opel Astra dhe një letër.

Lexo Edhe:

Ai tha se paratë i gjeti në lagjen Ulpiana, derisa po ecte rrugës.

Madje ai tha se lidhur me këtë tashmë ka njoftuar edhe policinë, teksa është lutur nga qytetarët që kushdo që e njeh dikë që mund t’i kenë humbur këto para të paraqitet.

“Përshëndetje familjar dhe miq! Sonte ne ora 21:30 duke ecur në lagjen Ulpiana ( në semaforët te Beni-Dona ) kam hasur në rruge një shume parash prej 1450€ , një qelës të veturës e tipit Opel si dhe këtë letër. Njoftova policinë , ku në vendin e ngjarjes erdhi patrulla nr 103 e stacionit Nr.IV. Identifikimin e pronarit të mjeteve do e bëjnë në bazë te çelësit që do e hap veturën. Ju lutem bëjeni share që të arrijmë sa më shpejt në kontakt me personin që i takojnë. Ju faleminderit , gjitha të mirat”, shkroi ai.