Gjeli luftues mbyt një polic në Filipine, në këmbë kishte tehe të mprehta - Gazeta Express
string(72) "gjeli-luftues-mbyt-nje-polic-ne-filipine-ne-kembe-kishte-tehe-te-mprehta"

Gjeli luftues mbyt një polic në Filipine, në këmbë kishte tehe të mprehta

Gazeta Express

28/10/2020 10:33

Një polic në Filipine është vrarë nga një gjel luftues gjatë një bastisjeje kundër luftës ilegale të gjelave në provincën veriore të Samarit.

Zyrtari Christine Bolok fillimisht u lëndua nga tehet e mprehta që iu vendosen gjelave për të luftuar me njëri-tjetrin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tehu ia preu kofshën e majtë policit dhe atij iu këput një arterie e rëndësishme. Polici u dërgua shpejt në spital, ku u shpall i vdekur.

Lufta e gjelave në Filipine është ndaluar si aktivitet gjatë pandemisë. Para pandemisë, kjo gjë lejohej vetëm në hapësira të licencuara dhe gjatë festave zyrtare, ku organizimet mund të zgjasnin më së shumti tri ditë.

Komandanti rajonal i policisë, Arnel Apud, tha se ky aksident ishte fat i keq që nuk mund ta shpjegojë. “Nuk munda ta besoj kur m’u raportua në fillim. Kjo është hera e parë në 25 vjetët e mi si polic që e humb një person për shkak të sulmit nga gjeli”, tha ai.

Një agjenci lokale raportoi se gjatë aksionit të policisë u arrestuan tre persona, u konfiskuan shtatë gjela, dy palë tehe dhe një shumë e vogël e parave. Tre të dyshuar të tjerë mbeten në arrati.