Gjashtëmbëdhjetë vjeçe është mosha mesatare e përdoruesve të drogave në Kosovë - Gazeta Express
string(78) "gjashtembedhjete-vjece-eshte-mosha-mesatare-e-perdoruesve-te-drogave-ne-kosove"

Gjashtëmbëdhjetë vjeçe është mosha mesatare e përdoruesve të drogave në Kosovë

Gazeta Express

14/12/2019 20:34

Përdorimi i drogave tek moshat e reja është rritur.

Madje, kjo dukuri ka ngjallur shqetësim, pasi që mosha mesatare e përdoruesve të drogës ka rënë nga 22 në 16-vjeçare.

Lexo Edhe:

Sipas një raporti të Avokatit të Popullit mosha mesatare e përdoruesve të drogës ka rënë nga 22 në 16-vjeçare.

Përdorimi i drogave në Kosovë po konsiderohet një nga fenomenet më shqetësuese në vend.

Kështu thonë përfaqësues të institucioneve të cilat merren me këtë fushë.

Sipas një raporti të Avokatit të Popullit, brenda vetëm një viti mosha mesatare e personave të varur nga substancat narkotike ka rënë nga 22 në 16 vjeç.

Jashari thotë, se është e domosdoshme iniciativa nga institucionet vendore për ndërtimin e një institucioni publik ku trajtohen personat që kanë probleme si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

E në mungesë të një institucioni publik, në qytetin e Ferizajt tashmë funksionale është një qendër e Këshillimit pikërisht për të rinjtë që kanë këto probleme.

Themeluesja e kësaj qendre, Arjeta Musliu, këtu po mban një ligjëratë më nxënësit e gjimnazit ‘’Kuvendi i Arbërit’’ në Ferizaj.

Musliu e cila ka humbur djalin e saj si pasojë e narkotikëve, e vlerëson situatën si alarmante.

Edhe vetë nxënësit, e konsiderojnë të nevojshme që të tilla bashkëbisedime të ndodhin më shpesh.

Në Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune, planifikojnë shtimin e masave të sigurisë në shkolla, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e substancave narkotike tek nxënësit.

Drejtori i arsimit, Afrim Llabjani kërkon edhe angazhim më të madh të insitucioneve të sigurisë për të parandaluar rritjen e përdoruesve të rinj të drogave.

Ndryshe, institucioni i Avokatit të Popullit kërkon edhe ndërtimin e një strategjie efikase kombëtare në luftimin e kësaj dukurie që kryesisht po prek të rinjtë kosovarë.