Gjahtarët norvegjezë kritikohen për vrasjen e drerëve - Gazeta Express
string(53) "gjahtaret-norvegjeze-kritikohen-per-vrasjen-e-drereve"

Gazeta Express

15/12/2019 15:56

Gjahtarët norvegjezë kritikohen për vrasjen e drerëve

Gazeta Express

15/12/2019 15:56

Aktivistët kundër gjuetisë së kafshëve të egra në Norvegji kanë reaguar ashpër pasi njerëzit e pasur po ofrojnë të holla për të mbytur drerë që jetojnë në këtë pjesë të Evropës.

Në disa fotografi të publikuara në internet shihen disa drerë të vrarë dhe gjuetarët duke qëndruar pranë tyre me pushkë gjuetie.

Lexo Edhe:

“Nuk ka justifikim për vrasjen e kafshëve për gëzofin e tyre në çfarëdo periudhe të vitit, por t’i festosh Krishtlindjet duke e vrarë drerin e babadimrit vërtet nuk shkon me këtë stinë të vullnetit të mirë”, tha Nick Ëeston, aktivist kundër sporteve mizore.

“Kur do të mësojmë se kafshët nuk janë mallra dhe t’ua japim atyre dhuratën e jetës në vend se t’i vrasim”, shtoi ky aktivist.

Përpos në Norvegji, këta gjahtarë shpesh shkojnë për gjah edhe në Skoci, Angli, Francë, Spanjë, pjesë të ndryshme të Afrikës dhe Argjentinë.

Pavarësisht shqetësimeve të aktivistëve, besohet se në Norvegji jetojnë rreth 200 mijë drerë të këtij lloji dhe ata nuk janë në rrezik nga zhdukja, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.