Gëzim Kelmendi thotë se Albin Kurti duhet të reagojë ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë - Gazeta Express
string(90) "gezim-kelmendi-thote-se-albin-kurti-duhet-te-reagoje-ndaj-ambasadorit-te-kosoves-ne-france"

Gëzim Kelmendi thotë se Albin Kurti duhet të reagojë ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë

Gazeta Express

20/10/2020 22:35

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se ambasadori Qëndrim Gashi duhet të shkarkohet.

Ai po ashtu ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, duhet të reagojë ndaj ambasadorit për shkak se ai është njeriu më i votuar në Kosovë dhe përfaqëson një shumicë dërrmuese të vendit.

Lexo Edhe:

Kelmendi tha po ashtu se ka njerëz të cilët në Kosovë janë arrestuar për disa komente në Facebook.

“Në Kosovë janë arrestuar persona vetëm për komente në Facebook. Kanë komentuar dicka më pak dhe policia i ka shkuar në shtëpi dhe e kanë arrestuar”, tha ai.

“Nuk guxojmë në asnjë moment që përfaqësuesit e popullit të amnistohen. Ai është figurë publike. Ai e përfaqëson shtetin e Kosovës në Francë. E di mirë gjuhën franceze. Nuk kam parë në lajme ndonjë politikan të lartë francez që ka ofenduar Profetin”, përfundoi ai. /Express/