Geta Beqa vishet me flamurin kuqezi, shpallet kampione e botës në “World Fitness Women's Championships - Gazeta Express
string(99) "geta-beqa-vishet-me-flamurin-kuqezi-shpallet-kampione-e-botes-ne-world-fitness-womens-championships"

Geta Beqa vishet me flamurin kuqezi, shpallet kampione e botës në “World Fitness Women’s Championships

Sporte tjera

Gazeta Express

20/10/2022 14:57

Gentiana Beqa e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “World Fitness Women’s Championships”.

Bodibilderja e suksesshme kosovare ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikusit të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të fortë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte pasi ishte lindur me këtë frymë.

Ajo ndihet mjaft e lumtur me arritjen e radhës dhe këtë herë për të ishte edhe më emocionuese pasi e përfaqësoi Shqipërinë.

Trajnerja e njohur e fitnessi ka arritur suksese të jashtëzakonshme në këtë sport edhe në të kaluarën, duke e dominuar botën falë sakrificave të saj për ta bërë një trup perfekt.

Shpalljen e Getës kampione e botës mund ta shihni duke klikuar KETU /Gazeta Express/