Gazetari i njohur italian: Muriqi në Lazio për 16 milionë euro - Gazeta Express
string(61) "gazetari-i-njohur-italian-muriqi-ne-lazio-per-16-milione-euro"

Gazetari i njohur italian: Muriqi në Lazio për 16 milionë euro

Gazeta Express

11/08/2020 21:13

Lazio nga çasti në çast pritet që ta transferojë legjendën e Manchester City, David Silva  

Këtë lajm sot ka arritur që ta konfirmojë me anë të burimeve gazetari më i njohur në botë për transfere, italiani Fabrizio Romano.

Lexo Edhe:

Ai në një postim në tëitter ka shkruar se David Silva në Lazio është një punë e kryer dhe se mesfushori i Manchester City do të transferohet tek italianët si transfer i lirë.

Romano po ashtu ka treguar se Lazio ka avancuar në bisedimet për Vedat Muriqin me Fenerbahce.

Sipas gazetarit italian, Muriqi do të përfundojë sezonin e ri në ekipin italian që do të garojë në Ligën e Kampionëve për 16 milionë euro.

“Lazio është në bisedime të avancuara për ta transferuar Vedat Muriqin nga Fenerbahçe për 16 milionë euro”, ka shkruar Romano. /GazetaExpress/