Futbollisti i Gjilanit, Edi Basa shpallet “Ylli i Javës” - Gazeta Express
string(53) "futbollisti-i-gjilanit-edi-basa-shpallet-ylli-i-javes"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 11:19

Futbollisti i Gjilanit, Edi Basa shpallet “Ylli i Javës”

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 11:19

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall kanë ndarë çmimin për “Yllin e Javës”, në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës.

Ky çmim këtë herë i ka takuar futbollistit të SC. Gjilanit, Edi Baša.

Lexo Edhe:

Futbollisti gjilanasit realizoi gol të bukur dhe gjatë gjithë kohës ishte në formë në barazimin që Gjilani e arriti në derbin e anamoravës ndaj Dritës 2:2.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC. Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam shumë i nderuar, gjithashtu ky çmim më jep motivim më të madh për ndeshjet e ardhshme. Unë gjithmonë analizoj veten time dhe gjithashtu analizoj edhe skuadrën kundërshtare. Ishte një ndeshje e vështirë për ne, pra ishte një derbi. Megjithatë, ne gjithmonë japim maksimumin në ndeshje, për lojë po ashtu edhe për tifozët tanë. Mendoj se luajtëm mirë, ndeshja përfundoi 2-2, ku mendoj se ishte e përballueshme. Për momentin nuk jam i lumtur me situatën aktualen, sepse klubi meriton më shumë se pozicionin aktual që kemi. Shpresoj që do të jemi më të fuqishëm dhe do të japim maksimumin për ekipin, duke bërë kështu tifozët tanë të lumtur” tha Edi Basa për faqen zyrtare te FFK-së.