Zjarr në një kompleks tregtar pranë Teheranit, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur - Gazeta Express
string(83) "zjarr-ne-nje-kompleks-tregtar-prane-teheranit-11-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 14:55

Zjarr në një kompleks tregtar pranë Teheranit, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 14:55

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri që përfshiu një kompleks tregtar në qytetin Andisheh, në perëndim të Teheranit, raportojnë mediat shtetërore iraniane, raporton Euronews, përcjell Gazeta Express.

Zjarri shpërtheu të martën në kompleksin “Arghavan”, duke përfshirë shpejt ndërtesën shumëkatëshe me mbi 250 njësi tregtare dhe 50 zyra. Pamje nga televizioni shtetëror treguan flakë të mëdha dhe tym të dendur që ngrihej mbi zonë.

Autoritetet raportuan fillimisht 41 të plagosur, ndërsa më vonë u konfirmua se numri i viktimave ka arritur në 11. Prokuroria ka kërkuar hetim të plotë dhe ka lëshuar urdhër-arrest për ndërtuesin e objektit, ndërsa dyshohet se fasada e ndërtesës ka ndihmuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Incidenti vjen në vazhdën e disa fatkeqësive të ngjashme në Iran vitet e fundit, përfshirë zjarrin në qendrën “Plasco” në Teheran në vitin 2017, ku humbën jetën 22 persona.

Advertisement
Advertisement
Advertisement