Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me 9 vjet burg 8 italianët, masa edhe për 15 kompanitë e call center-ave - Gazeta Express
string(104) "fshehen-5-7-milione-euro-denohen-me-9-vjet-burg-8-italianet-masa-edhe-per-15-kompanite-e-call-center-ave"

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2024 10:06

Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me 9 vjet burg 8 italianët, masa edhe për 15 kompanitë e call center-ave

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2024 10:06

Janë dënuar me 9 vjet burg tetë shtetasit italianë që fshehën 5.7 milionë euro. Ata akuzohen për veprën penale “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” .

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundoi hetimet për një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/b dhe 180 të K.Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro”, njofton prokuroria.

Lexo Edhe:

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.
Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u grumbulluan prova dhe bazuar në nenin 331 të K.pr.penale dhe në ligjin nr.9754 viti 2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridike” çështja u dërgua për gjykim për veprat penale e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal ndaj të pandehurve:
Në përfundim të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 17.04.2024 nga ana e Prokurorise u kërkua dhe u pranua:
Deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve:
B. M. banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal. Dënuar me 9 vite burg;
D.A., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal, dënuar me 9 vite burg;
D. O., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
G. T. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
L. F. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
M.F., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
M. G., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
A. S., për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me 3 vjet burg.
Dhe subjektet Juridike
VIBEMEDIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
FS EUROPEAN BROKER shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
IMPORT DATA shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
SMARTCALL ITALIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
STARHUB ALBANIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BALKAN MARKETING SERVICE shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
ITALIA NETWORK MARKETING shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BOOM BOOM NETËORK, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
MARKETING UNLIMITED, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
ALBANIA APP DEVELOPMENT, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
“LAURENZI GROUP” Dsh për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik; dhe
“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik