Franca jep shumën “rekord”, 100 milionë Euro dhuratë dhe 60 milionë hua për rindërtimin - Gazeta Express
string(84) "franca-jep-shumen-rekord-100-milione-euro-dhurate-dhe-60-milione-hua-per-rindertimin"

Franca jep shumën “rekord”, 100 milionë Euro dhuratë dhe 60 milionë hua për rindërtimin

Gazeta Express

17/02/2020 17:04

Pasi Italia dhuroi 65 milionë Euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, një tjetër shumë e madhe erdhi nga Franca.

Franca dhuron 100 milionë Euro, e ndërsa 60 milionë euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lexo Edhe:

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 milionë euro. Përveç kësaj japim hua për 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 milion në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia- 65 milionë euro

Franca- 100 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu- 250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia- 2.7 milion euro

Danimarka- 2.7 milione euro

Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,

Hungari 5.6 milione euro,

Bullgari 375 mije euro,

Spanja 20-25 mije euro

Rumania jep 2 milion lei,

Mali i Zi 500 mije euro. 

Serbia 2 mln euro

Kosova 200 mijë euro./EXPRESS