FOTO/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, furgoni i mësuesve përplaset me një Benz, tre të lënduar në Fier - Gazeta Express
string(100) "foto-aksident-ne-aksin-fier-libofshe-furgoni-i-mesuesve-perplaset-me-nje-benz-tre-te-lenduar-ne-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 14:55

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, furgoni i mësuesve përplaset me një Benz, tre të lënduar në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 14:55

Tre persona janë lënduar këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Libofshë, në vendin e njohur si Petovë.

Bëhet me dije se në aksident është përfshirë një automjet tip furgon që transportonte mësues dhe një makinë tjetër.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera mësohet se aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, kur mësuesit po ktheheshin për në shtëpi, fatmirësisht të lënduarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.