Formacioni zyrtar i Dritës, për përballjen ndaj Florianas - Gazeta Express
string(56) "formacioni-zyrtar-i-drites-per-perballjen-ndaj-florianas"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2026 19:21

Formacioni zyrtar i Dritës, për përballjen ndaj Florianas

Futboll

Gazeta Express

28/07/2026 19:21

Kampionia e Kosovës, Drita do të luajë sonte ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Skuadra e Dritës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, për t’u përballur me kampionen e Maltës, Florianan.

Ndeshja e parë, e luajtur në Maltë, përfundoi 1-1.

Drita kishte dalë e para në epërsi, por që rezultati ishte barazuar nga vendasit. Dy golat ishin shënuar në minutat shtesë të përballjes.

Për sonte, me ndeshjen që fillon nga ora 20:00, trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për 11-shen zyrtare.

Në portë si gjithnjë është Faton Maloku, teksa ka bërë ndryshime në pjesët tjera të formacionit.

Blerton Sheji e nis në vend të Raddy Ovoukës, teksa Hajdin Salihu fillon në vend të Altin Bytyçit.

FORMACIONI I PLOTË:

DRITA: Maloku; Bes. Krasniqi, Salihu, Pëllumbi, Sheji; Dabiqaj, Limaj; Abazaj; Jashari, Balaj; Bl. Krasniqi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement