Florian Marku konfirmon meçin e radhës - mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit - Gazeta Express
string(82) "florian-marku-konfirmon-mecin-e-radhes-mesohet-kundershtari-data-dhe-vendi-i-mecit"

Sport

Gazeta Express

25/07/2023 19:45

Florian Marku konfirmon meçin e radhës – mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit

Sport

Gazeta Express

25/07/2023 19:45

Florian Marku ka konfirmuar se po rikthehet në ring pas afro një viti.

Boksieri shqiptar, i njohur edhe si “Mbreti Shqiptar”, ka njoftuar se meçi i tij i radhës do të jetë më 2 shtator, shkruan Gazeta Express.

Kundërshtari i Markut do të jetë irlandezi, Dylan Moran.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në “AO Arena” të Manchesterit.

Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare, boksieri nga Lushnja tha se “mezi e ka pritur këtë ndeshje”.

30-vjeçari gjithashtu theksoi se është koha për t’u rikthyer më fortë se kurrë.

Postimi i plotë nga Florian Marku (pa ndërhyrje):

“Mbas afersisht nje viti  jasht ndeshjeve erdhi koha per tu rikthyer me fort se kurr. Ndeshja do Zhvilloet Ne Manchesterr Ao Arena me 2 shtator kundra Irlandezit Dylan Moran ! Mezi e kam pritur kte ndeshje! Ju pres te gjithve Atje”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement