Real Madridi vazhdon të thyejë rekorde edhe jashtë fushës së lojës.
Nën drejtimin e presidentit Florentino Pérez, klubi madrilen ka arritur shifra historike ekonomike, duke u konfirmuar si një nga institucionet sportive më të fuqishme në botë.
Real Madridi e ka mbyllur sezonin 2025/26 me të ardhura rekord prej 1.221 miliardë eurosh, 3,1% më shumë se herën e kaluar, pa i përfshirë të ardhurat nga shitjet e lojtarëve, njofton klubi madrilen, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo është hera e parë që një klub sportiv e kalon kufirin e 1.200 miliardë eurove të ardhura operative.
Vetëm në sezonin 2025/26, janë ndarë 161 milionë euro për rrogat e lojtarëve, ndërsa në edicionin 2026/27 klubi madrilen premton se do të vazhdojë të përforcohet dhe se do të vazhdojë të garojë në nivelet më të larta të futbollit.
Ky rezultat është një tjetër sukses për presidentin Pérez, i cili e ka transformuar modelin ekonomik të Real Madridit.
Rritja është ndikuar veçanërisht nga të ardhurat e stadiumit të rinovuar Santiago Bernabéu dhe nga marrëveshjet e reja të marketingut e sponsorëve.
Stadiumi i ri e ka sjellë një rritje të ndjeshme të të ardhurave, ndërsa klubi vazhdon të investojë fuqishëm në skuadrën e futbollit dhe në projekte të reja biznesi për ta ruajtur konkurrueshmërinë në nivelet më të larta.
Me këtë bilanc, Florentino Pérez vazhdon ta forcojë trashëgiminë e tij në krye të Real Madridit, duke e kthyer klubin jo vetëm në një fuqi sportive, por edhe në një gjigant ekonomik botëror. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...