Flet e veja e Kobe Bryant: Do të donim ta kishim këtu për të festuar - Gazeta Express
string(67) "flet-e-veja-e-kobe-bryant-do-te-donim-ta-kishim-ketu-per-te-festuar"

Gazeta Express

04/04/2020 18:52

Flet e veja e Kobe Bryant: Do të donim ta kishim këtu për të festuar

Gazeta Express

04/04/2020 18:52

E veja e Kobe Bryant, Vanessa, dhe vajza e tyre Natalia, e dhanë një intervistë emocionuese për ESPN, pasi Kobe Bryant u emërua zyrtarisht anëtar i Hall of Fame. Vanessa tha se do të kishte dashur ta kishte Bryantin aty me familjen për ta festuar këtë arritje, të cilën e quajti si suksesin më të madh në karrierën e tij.

Ashtu siç ishte pritur, Kobe Bryant u bë zyrtarisht anëtar i “Hall of Fame” në basketboll. Ish-basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakers, që vdiq në mënyrë tragjike në fillim të këtij viti, u emërua të shtunën në Hall of Fame, ndërsa ceremonia do të mbahet më 29 gusht, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vanessa e ka cilësuar këtë arritje si suksesin më të madh në historinë e ish-bashkëshortit të saj të ndjerë dhe ka shtuar se kjo gjë ka qenë ngushëllim për familjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Është një arritje dhe nder i madh dhe ne jemi shumë krenarë me të. Natyrisht që do të donim ta kishim pasur atë këtu me ne për të festuar, por pa dyshim se kjo është maja e karrierës së tij në NBA”, ka thënë Vanessa.

“Çdo sukses që ai e ka pasur si atlet ka qenë një hap drejt kësaj arritjeje. Ne jemi jashtëzakonisht shumë krenarë me të. Ishte pak ngushëlluese për ne që e dinim se ai me siguri se do të emërohej në klasën e këtij viti të Hall of Fame”.

Kobe Bryant vdiq para se të emërohej si njëri ndër kandidatët për klasën e këtij vitit të Hall of Fame. Bryant vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Giannan, si dhe shtatë persona të tjerë, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Bryant është koshashënuesi më i mirë në histori të Lakers pas 20 sezoneve të luajtura me klubin gjigant. Ai e kishte fituar pesë herë në karrierën titullin e NBA, si dhe dy medalje të arta Olimpike me ekipin kombëtar të SHBA-së.

Legjenda e Lakers u rekrutua në Naismith Memorial Basketball Hall of Fame së bashku me legjendat e NBA, Tim Duncan dhe Kevin Garnett. Bryant, Duncan dhe Garnnet janë tre ndër basketbollistët që e kanë definuar një gjeneratë të basketbollit në NBA dhe për këtë arsye shumë tifozë e kanë vlerësuar klasën e këtij viti në Hall of Fame si më mbresëlënësen.

Përveç tyre, në Hall of Fame u rekrutuan edhe katër trajnerë – Rudy Tomjanovich, Eddie Sutton, Kim Mulkey dhe Barbara Stevens, 10-herë kampionia e WNBA Tamika Catchings, si dhe një ekzekutiv i FIBA-s, Patrick Baumann./Gazeta Express/