Fitoi 731 milionë dollarë në lotari, por fituesi ka para vetes një vendim të vështirë - Gazeta Express
string(84) "fitoi-731-milione-dollare-ne-lotari-por-fituesi-ka-para-vetes-nje-vendim-te-veshtire"

Fun

Gazeta Express

21/01/2021 12:38

Fitoi 731 milionë dollarë në lotari, por fituesi ka para vetes një vendim të vështirë

Fun

Gazeta Express

21/01/2021 12:38

Të mërkurën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati vetëm një fitues në lotarinë Powerball, që do të thotë se ai bëhet personi që ka fituar çmimin e katërt më të madh në histori që është dhënë nga kjo lotari.

Bileta është shitur në Merilend dhe fituesi i ka kapur të gjashtë numrat, duke fituar shumën e katërt më të madhe që ka dhënë ndonjëherë Powerball.

Lexo Edhe:

“Fatlumi ka dy zgjedhje: ose do të marrë 731 milionë $, të ndara në 30 këste, që do të paguhen për 29 vite; ose do të marrë menjëherë 546 milionë dollarë”, lexohet në komunikatën e Powerball.