Fisnik Rugova rikthehet te Prishtina - Gazeta Express
string(36) "fisnik-rugova-rikthehet-te-prishtina"

Fisnik Rugova rikthehet te Prishtina

Sport

Gazeta Express

28/07/2023 22:54

Fisnik Rugova është rikthyer te Sigal Prishtina, pas dy sezoneve të kaluara jashtë kryeqytetit.

33-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Bashkimit. Paraprakisht ai u aktivizua te Rahoveci, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rugova në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Pejës.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:

“Fisnik Rugova, basketbollisti 207cm, rikthehet te Prishtina!

Sot, me një befasi t’madhe për tifozët e Kryeqytetit, Fisnik Rugova, është konfirmuar të kthehet te Klubi i Kryeqytetit Prishtina.

Fisi i jashtëzakonshëm shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës dhe ndërtimit të një ekipi të fortë.

Tani, t’gjithë presim me padurim fillimin e sezonit të ri, për të parë se si do të performojë Fisnik Rugova në ngjyrat e Klubit të Kryeqytetit Prishtina dhe për të festuar sukseset e reja që do të sjellë Fisi jonë”. /Gazeta Express/