‘Firojnë’ votat, 4 deputetë të opozitës së re pro marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’ - Gazeta Express
string(74) "firojne-votat-4-deputete-te-opozites-se-re-pro-marreveshjes-per-zgjedhoren"

‘Firojnë’ votat, 4 deputetë të opozitës së re pro marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’

Gazeta Express

09/07/2020 17:50

Në një kohë kur deputetët e opozitës së re braktisën parlamentin në shenjë të mosdarkodësisë për marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe opozitës PD/LSI, tre deputetë të saj duket se kanë ‘ndërruar’ mendje dhe do ta votojnë akordin e arritur për zgjedhoren në Këshillin Politik.

Deputetët Artur Roshi, Fatjona Dimitri si dhe Besnik Troplini, do të votojnë më 23 korrik marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Lexo Edhe:

Roshi: Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, ajo është simbol i unitetit, prandaj ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët.

Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë.

Dhimitri: Nuk mund të pengoj procesin e integrimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi. Konsensusi i arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar.  Unë nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje”, tha Dhimitri.

Me daljen publike të votës pro, një tjetër deputete e opozitës së re, Suzana Topi, po ashtu ka deklaruar se do ta japë votën për marrëveshjen e arritur më 5 qershor. Kësisoj 77 votat zyrtare të PS-së dhe 4 votat e shtuara rishtazi, shkojnë në një total prej 81 kartonësh, në një kohë që duhen të paktë 84 vota për miratimin e reformës zgjedhore.

STATUSI I DEPUTETES NE RRJETIN SOCIAL:

Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare.

Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.

Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!