Finale me 5 mijë shikues, në Bjellorusi nuk e bëjnë hesap koronavirusin! - Gazeta Express
string(70) "finale-me-5-mije-shikues-ne-bjellorusi-nuk-e-bejne-hesap-koronavirusin"

Gazeta Express

25/05/2020 13:24

Finale me 5 mijë shikues, në Bjellorusi nuk e bëjnë hesap koronavirusin!

Gazeta Express

25/05/2020 13:24

Derisa në Evropë deri më tani disa kampionate janë anuluar, e të tjerat po mundohen të rifillojnë pas një ndërprerje prej disa muajsh shkaku i koronavirusit, në Bjellorusi nuk po bëhet hesap pandemia, shkruan Gazeta Express. Askush nuk po trembet nga COVID-19!

Atje është zhvilluar finalja e Kupës, madje në praninë e 5 mijë shikuesve, të cilët nuk kanë përdorur as masa elementare mbrojtëse siç janë maskat apo dorëzat e as nuk e kanë respektuar distancën sociale.

Lexo Edhe:

Ekipi i futbollistit shqiptar, Elis Bakajt, Dinamo Brest, e ka humbur finalen nga Bate Borisov me rezultat 1:0. Gazeta Express raporton se kjo ndeshje i kishte tubuar 5 mijë shikues. Bakaj nuk ka luajtur shkaku i një lëndimi që e ka pësuar para një muaji. Ndeshja ka shkuar në vazhdime dhe kur priteshin penalltitë Bate Borisov e ka shënuar golin e fitores.

Pavarësisht pandemisë e cila i ka ndërprerë aktivitetet sportive në Evropë dhe në botë, në Bjellorusi futbolli po vazhdohet normalisht dhe me numër të madh shikuesish.

Në Bjellorusi koronavirusi i ka prekur rreth 36 mijë njerëz, prej tyre 200 kanë vdekur. /GazetaExpress/