string(87) "filharmonia-e-kosoves-prezanton-koncertin-e-radhes-ne-bashkepunim-me-institutin-francez"

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e radhës në bashkëpunim me Institutin Francez

Arte

Gazeta Express

25/03/2025 14:55

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e radhës me datë 28 mars në bashkëpunim me Institutin Francez në Prishtinë.

Nën drejtimin e mjeshtrit Marco Crispo dhe me pjesëmarrjen e solistëve Liza Kerob (violinë) dhe Altin Tafilaj (violë), koncerti fillon në orën 19:30 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Në program:

Lili Boulanger – D’un matin de printemps

Wolfgang Amadeus Mozart – Simfonia koncertante në E-dur, K. 364

Gabriel Fauré – Pelléas et Mélisande, Op. 80

Maurice Ravel – Suita Ma Mère l’Oye, M. 60

Me këtë koncert, Filharmonia e Kosovës i bashkohet botës muzikore në shënimin e 150-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh francez, Maurice Ravel.