Kylian Mbappé ka reaguar pas eliminimit të skuadrës së tij nga Bayern Munich në çerekfinale të UEFA Champions League, duke shprehur zhgënjimin, por edhe vendosmërinë për rikthim.
Sulmuesi francez theksoi se skuadra luftoi deri në fund, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
“U përpoqëm deri në fund, por nuk ishte e mjaftueshme. Është zhgënjyese të eliminohesh nga një kompeticion kaq i rëndësishëm, por duhet të shohim përpara,” deklaroi Mbappé.
Ai shtoi se ekipi duhet të bëjë një analizë të thellë për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen, duke theksuar mentalitetin që kërkohet në një klub si Real Madrid.
“Duhet ta analizojmë veten me shumë seriozitet që të mos përballemi më me zhgënjime të tilla. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Në Madrid, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një opsion,” u shpreh ai.
Në fund, Mbappé premtoi rikthim të shpejtë në rrugën e fitoreve, duke dërguar një mesazh të qartë për tifozët.
“Ju premtoj një gjë: do të fillojmë të fitojmë sërish dhe shumë shpejt,” përfundoi sulmuesi francez.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...