FIFA këshillon Federatat si të veprojnë lidhur me protestat e lojtarëve për Floyd - Gazeta Express
string(81) "fifa-keshillon-federatat-si-te-veprojne-lidhur-me-protestat-e-lojtareve-per-floyd"

FIFA këshillon Federatat si të veprojnë lidhur me protestat e lojtarëve për Floyd

Gazeta Express

02/06/2020 13:13

FIFA i ka këshilluar autoritetet kombëtare të futbollit të mendojnë dhe veprojnë praktikisht, si dhe të kenë konsideratë, kur të jenë duke vendosur se a duhet të ndëshkohen apo jo lojtarët që po protestojnë gjatë ndeshjeve për vrasjen e George Floyd.

Dy lojtarë të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho dhe Achraf Hakimi, si dhe mesfushori amerikan i Schalkes, Weston McKennie, kërkuan drejtësi për George Floyd, i cili vdiq javën e kaluar pasi një polic i bardhë në Minneapolis ia mbajti gjurin në qarë për gati nëntë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe Marcus Thuram i Borussia Monchengladbachut u ul në një gju pasi shënoi, duke përsëritur veprimin e ish-lojtarit të NFL, Colin Kaepernick, i cili kishte ngjallur debat të madh në SHBA në vitin 2016 kur e kishte bërë këtë veprim si protestë ndaj racizmit.

Tre lojtarët e parë të lartpërmendur – Sancho, Hakimi dhe McKennie – janë duke u hetuar nga Trupi Kontrollues i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, pasi që rregullat e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit e kërkojnë një gjë të tillë.

Megjithatë, FIFA beson se Federatat vendore të futbollit do të duhet të kenë konsideratë për këtë rast.

“FIFA e kupton plotësisht thellësinë e ndjenjave dhe shqetësimet që po shprehen nga futbollistët pas rrethanave tragjike të rastit të George Floyd”, thuhet në deklaratën e FIFA-s për AP.

“Aplikimi i ligjeve të sportit… mbetet në duart e organizatorëve të garave, duhet të mendojnë dhe veprojnë praktikisht dhe duhet të kenë konsideratë për kontekstin e kësaj ngjarjeje”. /Gazeta Express/