FFK ngushëllon për vdekjen e ish futbollistit Skënder Kuqit - Gazeta Express
string(59) "ffk-ngushellon-per-vdekjen-e-ish-futbollistit-skender-kuqit"

Gazeta Express

27/07/2020 23:35

FFK ngushëllon për vdekjen e ish futbollistit Skënder Kuqit

Gazeta Express

27/07/2020 23:35

Pas KF Ballkanit ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për vdekjen e Skënder Kuqit

Në një postim në faqen zyrtare të FFK-së ata kanë ngushëlluar familjen Kuqi me anë të një telegrami ngushëllimit.

Skënder Kuqi, ish futbollist i KF Ballkani ndërroi jetë sot për shkak të COVID-19. /GazetaExpress/

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Skënder Kuqit! 

E nderuara Familje e Skënder Kuqit!

Të nderuar, drejtues, anëtarë dhe tifozë të KF “Ballkani”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit, Skënder Kuqi, i cili fatkeqësisht, si shumë qytetarë tanë dhe të tjerë anë e kënd globit, e humbi betejën me pandeminë COVID-19, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Skënder Kuqit në futbollin e Kosovës do të vlerësohet dhe respektohet gjithmonë. Ai ishte njeri me virtyte të larta, i cili vazhdimisht u dha mbështetje brezave të rinj në Suharekë për futbollin dhe sportin në përgjithësi, andaj vdekja e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin sportiv.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së

Advertisement
Advertisement
Advertisement