FFK-ja dërgon ankesë në UEFA për shfaqjen e flamujve nga tifozët serbë - Gazeta Express
string(69) "ffk-ja-dergon-ankese-ne-uefa-per-shfaqjen-e-flamujve-nga-tifozet-serb"

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 10:05

FFK-ja dërgon ankesë në UEFA për shfaqjen e flamujve nga tifozët serbë

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 10:05

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se ka reaguar edhe zyrtarisht ndaj flamujve dhe thirrjeve raciste nga tifozët serb.

FFK-ja ka bërë me dije se ka dërguar një ankesë në UEFA, për shkak të shfaqjes së flamujve, sloganeve, thirrjeve raciste të serbëve në ndeshjen Serbi – Angli, që u luajt në kuadër të “EURO 2024” mbrëmë, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e futbollit kosovar po ashtu shtoi duke thënë se kështu dëshmohet urrejtja e shtetit serb ndaj fqinjëve të saj, duke shtuar më tutje se sjellje të tilla rrezikojnë edhe sigurinë, jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit.

Komunikata e plotë:

Anglia e mposhti Serbinë në takimin e mbrëmshëm me shifrat 1-0, me golin e shënuar nga Jude Bellingham, në minutën e 13-të./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement