Festa e mahnitshme shqiptarëve në SHBA, flamuj kuq e zi e këngë shqipe - Gazeta Express
string(69) "festa-e-mahnitshme-shqiptareve-ne-shba-flamuj-kuq-e-zi-e-kenge-shqipe"

Festa e mahnitshme shqiptarëve në SHBA, flamuj kuq e zi e këngë shqipe

Lajme

Gazeta Express

28/11/2021 22:20

Shqiptarët në të gjithë botën festuan sot Ditën e Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Shumë kosovarë u nisën drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe qyteteve tjera atje, për të festuar këtë ditë të madhe për kombin shqiptar.

Lexo Edhe:

Festa nuk mungoi as në shtetet e tjera anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.

Në rrugët e Chicagos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë festuar me flamuj kuq e zi.

Nga pamjet e dërguara nga një lexues në Gazetën Express, shihen shumë flamuj kombtarë dhe dëgjohen këngë shqipe.