Feronikeli ndahet me dyshen Bunjaki - Sopi - Gazeta Express
string(40) "feronikeli-ndahet-me-dyshen-bunjaki-sopi"

Feronikeli ndahet me dyshen Bunjaki – Sopi

Gazeta Express

22/02/2020 19:44

Pas disfatës së sotshme kundër Llapit, Feronikeli ka bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me trajnerin Agim Sopi dhe menaxherin Albert Bunjaki.

Vetëm pak orë pas disfatës me rezultat 2:1 kundër Llapit në Podujevë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të këtij sezoni të Superligës së Kosovës, Feronikeli ka bërë të ditur se është vendosur të ndahen rrugët me Albert Bunjakin dhe Agim Sopin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky vendim erdhi pasi që Feronikeli, që e nisi sezonin si kampion i kampionatit dhe Kupës së Kosovës, po gjendet në një situatë të vështirë, ku me pikë është më afër zonës për të rënë nga Superliga sesa për ta fituar titullin e kampionit.

“Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Feronikeli.

“Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub”

“Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin”. /Gazeta Express/